Abdyl Frashëri ishte patriot e demokrat i shquar dhe një nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Frashër (Përmet) më 1839 në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar. Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshën 18- vjeçare u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet polik qysh më 1877.Në fund të vitit 1877, kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll. Dha një ndihmesë të rëndësishme në përpunimin e platformës politike të Lëvizjes Kombëtare, sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Ai mori pjesë aktive në përpjektet për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe u shqua si udhëheqës, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvillloi sidomos në të Janinës dhe të Kosovës. Luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nuk e shkëputi asnjëherë nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan gjatë viteve të Lidhjes. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvend themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit të punëve të jashtme të saj. Ai qe organizzatori kryesor i Kuvendit të Prevezëz (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverë te¨vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme, që u formua në Prizren në fillim të vitit 1881. Pas shtypjes së Lidhjes u arresta dhe u denua me ndekje nga gjygji special osman, por dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Meghithatë, pasi qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj, për arsye shüendetsore u lirua, por më kusht që të hiqtedorë nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sëmurë dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike derisa vdiq në Stamboll më 23 tetor 1892.